Atalanta trondit Milanin në San Siro, Rossonerët rrezikojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve

Milani ka pësuar një humbje të rëndë nga Atalanta në San Siro duke u mposhtur me rezultat 2-3. Mysafirët shënuan të parët vetëm pas shtatë minutave lojë, kur mesfushori brazilian Ederson kaloi zikaltërtit në epërsi 0-1. Kur pritej reagimi i vendasve, ndodhi e kundërta, pasi mysafirët shënuan edhe golin e dytë, kësaj radhe me Zappaccostan i cili u asistua nga Krstovic për 0-2.

Me epërsinë e dyfishtë të bergamaskëve u mbyllën 45 minutat e para të kësaj ndeshje. Atalanta e nisi më mirë edhe pjesën e dytë, kur Giaccomo Raspadori shënoi për 0-3 pas asistimit nga Ederson, Vendasit u rikthyen në lojë me golin e mbrojtësit Pavlovic në minutën e 87-të për 1-3. E në minutën e 94-të, Christopher Nkunku realizoi nga penalltia për rezultatin përfundimtar 2-3.

Milani me këtë humbje rrezikon pjesëmarrjen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *