Tayna thotë se nuk flet dhe nuk ka shoqëri më me Dafina Zeqirin Rozë Gazeta Express 10/05/2026 22:05 Tayna dhe Dafina Zeqiri kanë realizuar një bashkëpunim të quajtur “Bye Bye” para gjashtë vitesh. Rezultoi shumë i suksesshëm dhë që nga ajo kohë vazhdon të dëgjohet akoma. Megjithatë, që pas tij këngëtaret nuk kanë pasur kontakte me njëra-tjetrën.
Shpesh është aluduar për raportin mes tyre, ndonëse Tayna vendosi pikat ‘mbi i’ në një intervistë me Meriton Mjekiqin. I pyetur për këngën dhe nëse do të ketë sërish një duet, Doruntina Shala (emri i vërtetë) u përgjigj: “Mendoj që kur bëhet një këngë në përmasa aq të mëdha që është një këngë madhështore, do të kujtohet, është më e madhe si na, gjithmonë ka me qenë një bashkëpunim ikonik”. Tutje theksoi: “Mendoj që çkado që bëhet pas asaj mundet m