Pas gati pesë viteve në krye të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare (OHR) në Sarajevë, politikani gjerman, Christian Schmidt, ka njoftuar përfundimin e misionit të tij. Ky lajm, fillimisht iu bë i ditur gazetës prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ). Megjithatë, vlerësohet se pas kësaj dorëheqjeje në dukje vullnetare, fshihet një dramë e vërtetë diplomatike dhe një përplasje e paprecedentë mes Berlinit dhe Washingtonit për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.
Zyra e Përfaqësuesit të Lartë është një institucion që ekziston që nga fundi i luftës në Bosnjë, një konflikt që nga viti 1992 deri në 1995 kushtoi mbi 100 mijë jetë njerëzish dhe detyroi miliona të tjerë të braktisnin shtëpitë e tyre. Detyra e këtij institucioni është mbikëqyrja e rendit të