Real Madrid po kalon një periudhë të tensionuar brenda skuadrës, ndërsa raportimet nga mediat spanjolle flasin për konflikte të vazhdueshme mes lojtarëve në stërvitje dhe në dhomat e zhveshjes. Sipas El Chiringuito TV, mbrojtësi gjerman Antonio Rudiger u përplas sërish me mbrojtësin spanjoll Alvaro Carreras gjatë një seance stërvitore, në incidentin e dytë mes tyre brenda dy javësh. Raportohet se Rudiger e humbi kontrollin gjatë stërvitjes dhe e qortoi vazhdimisht Carrerasin, duke detyruar disa nga bashkëlojtarët të ndërhyjnë për të qetësuar situatën.
Sipas të njëjtit burim, lojtarët e skuadrës i kërkuan mbrojtësit gjerman të kërkonte falje për sjelljen e tij. Atmosfera në dhomat e zhveshjes së madrilenëve thuhet se ka qenë e tensionuar gjatë gjithë sezonit. Raportimet flasin për mungesë h