Një studim i ri sugjeron se muzika me impulse të posaçme ritmike mund të ndikojë në aktivitetin e trurit dhe të ndihmojë në qetësimin e simptomave të ankthit Hulumtimet shkencore prej kohësh kanë treguar se muzika mund të ndikojë pozitivisht në disponim, në sistemin kardiovaskular dhe në funksionet njohëse. Megjithatë, një studim i ri sugjeron se jo çdo lloj tingulli vepron njësoj kur bëhet fjalë për lehtësimin e ankthit. Sipas të dhënave të këtij hulumtimi, rëndësi ka jo vetëm çfarë dëgjohet, por edhe sa gjatë dëgjohet.
Çfarë zbuloi studimi? Shumë njerëz përdorin tinguj sfondi, si zhurma e shiut ose e ashtuquajtura “pink noise”, për relaksim, gjumë ose përqendrim. Mirëpo, të dhënat e reja tregojnë se muzika e krijuar posaçërisht mund të jetë më efektive kur synohet ulja e ankthit.
Studimi