Ka ndërruar jetë në moshë të re drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj, duke lënë paspikëllim të madh te familjarët, miqtë, kolegët dhe qytetarët që e njohën. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili ka shpreh ngushëllime. “ I tronditur nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut, vëllaut dhe shokut tonë, drejtorit Rifat Stojkaj.
Rifati ishte një djalë i ri, punëtor dhe shumë i përkushtuar, që me punën dhe sjelljen e tij la gjurmë te secili që pati fatin ta njohë. Ikja e tij është humbje e madhe për familjen, miqtë, bashkëpunëtoret dhe për gjithë komunën tonë”, thuhet në reagimin e Ramosajt. I ndjeri Rifat Stojkaj ushtronte detyrën e drejtorit të Bujqësisë në Deçan dhe njihej për angazhimi