Nisin punimet në rrugën Kijevë–Malishevë, investim 2.3 milionë euro për mbi 11 kilometra

Kanë nisur punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale R119, në segmentin Kijevë–Malishevë, projekt në vlerë prej 2.3 milionë eurosh që parashihet të përfshijë rehabilitimin e mbi 11 kilometrave rrugë. Në nisjen e punimeve, kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se ndërhyrja është “jetike” për Malishevën dhe zonën e Llapushës, duke theksuar se projektet infrastrukturore do të vazhdojnë edhe përkundër zhvillimeve politike. “Janë bërë shumë përpjekje për të na ndalur… por ne nuk i ndalim punët e reja, të mira e gjithsesi të dobishme për qytetarët e Republikës”, u shpreh Kurti, duke shtuar se rindërtimi i kësaj rruge përbën investim të rëndësishëm për banorët e zonës.

Nënshkruhet kontrata për rrugën Kijevë–Malishevë Sipas tij, rruga shërben si lidhje kyçe e Malishevës me pesë fshatra përgja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *