Për herë të parë në historinë e Ligës së Kampionëve, finalja do të shndërrohet në një duel taktik mes dy trajnerëve spanjollë. Paris Saint-Germain i Luis Enriques, kampion në fuqi i Evropës, do të përballet me Arsenalin e Mikel Artetës në “Puskas Arena”, në një finale që premton jo vetëm spektakël në fushë, por edhe një betejë strategjike në bankinë. Një përballje e tillë është jashtëzakonisht e rrallë në historinë e kompeticionit.
Më herët, finale me trajnerë nga e njëjta kombësi janë zhvilluar vetëm katër herë: Brian Clough kundër Bob Houghton (Angli, 1979), Carlo Ancelotti kundër Marcello Lippi (Itali, 2003), si dhe dy herë me trajnerë gjermanë – Jupp Heynckes kundër Jurgen Klopp (2013) dhe Thomas Tuchel kundër Hansi Flick (2020). Tani, për herë të parë, lista pasurohet edhe me një fina