Një aeroplan i Turkish Airlines që mbante 277 pasagjerë dhe 11 anëtarë të ekuipazhit ‘u përfshi nga flakët’ gjatë uljes në aeroportin e Katmandusë të Nepalit të hënën. Por, për fat të mirë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, askush nuk u lëndua. Siç bëhet e ditur, aeroplani, i cili u nis nga Stambolli, u përfshi nga flakët pasi pati një shkëndijë në marshin e djathtë të uljes, sipas Gyanendra Bhul, një zëdhënës i autoritetit të aviacionit civil të Nepalit.
“Të gjithë në bord janë të sigurt, pjesa e shpëtimit ka mbaruar. Tani po hetojmë aksidentin”, tha Bhul për AFP-në. Bhul tha se incidenti shkaktoi mbylljen e pistës së vetme të aeroportit për gati dy orë në mëngjes, por që atëherë është rihapur.
A #TurkishAirlines aircraft’s tyre catches fire while