Lionel Messi ka reaguar në rrjetet sociale pasi ish-klubi i tij, Barcelona, e siguroi titullin e La Ligës pas fitores në El Clasico ndaj Real Madridit, nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick. Barcelona e konfirmoi statusin e kampionit të Spanjës me një fitore vendimtare në shtëpi, ku golat e Marcus Rashford dhe Ferran Torres i dhanë tri pikët e nevojshme për ta vulosur titullin. Menjëherë pas fishkëllimës së fundit, urime dhe mesazhe përgëzuese nisën të vinin nga e gjithë bota e futbollit – me Messin ndër të parët që reagoi.
Ylli argjentinas publikoi një mesazh të shkurtër, por emocional në Instagram, duke festuar suksesin e ish-skuadrës së tij: “Kampionë. Forca Barcelona”, shkroi ai. Mesazhi u shpërnda me shpejtësi te tifozët, të cilët e panë si një tjetër dëshmi të lidhjes së fortë emocio