Fëmija goditet nga vetura në Pejë Lajme Gazeta Express 15/05/2026 9:49 Një fëmijë është goditur nga vetura të enjten në Pejë. Policia ka njoftuar se ai është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal në Pejë. Rasti, sipas zëdhënësit Driton Rugova, ka ndodhur rreth orës 18:00.
“Sot rreth orës 18:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Jeton Dedushaj’ në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor (fëmijë), si pasojë e aksidentit fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë ai për KOHËN. Topics: #nga #vetura #goditet