Plagosja mbrëmë në Prishtinë, Prokuroria jep detaje

Plagosja mbrëmë në Prishtinë, Prokuroria jep detaje Lajme Gazeta Express 15/05/2026 9:57 Prokuroria Themelore në Prishtinë lëshoi komunikatë për rastin e plagosjes mbrëmë në Prishtinë. Prokuroria tha se u informua nga policia se më datë 14.05.2026, rreth orës 21:40, në rrugën ‘’Ali Sokoli’’ në Prishtinë, një person me inicialet A.V. ka mbetur i plagosur si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me Policinë e Kosovës, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale ‘’Vrasja e rëndë në tentativë’’, sipas nenit 173 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës të Kosovës. Prokurori i Sh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *