Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga plagosja e mbrëmshme në Prishtinë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë, të enjten në ora 21:31. Gjendja e të plagosurit në Prishtinë, është e rëndë “ Vrasje e rëndë në tentativë – Raportohet se nga persona të panjohur, të maskuar në një lokal është shtënë me armë zjarri në drejtim viktimës mashkull kosovar, i cili ka pësuar lëndime në kokë dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë”, thuhet në raport.
Të dyshuarit janë në arrati. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime. /Telegrafi/ Kronika e Zezë Lajme Lokale Topics: #plagosja #policia #detaje