Amir Abrashi po vazhdon të tregojë se mbetet një lojtar shumë i rëndësishëm për Grasshopperin, pavarësisht se tashmë ka mbushur 36 vjet. Mesfushori shqiptar ishte një nga protagonistët kryesorë në fitoren 2-0 të Grasshopperit ndaj St. Gallenit në Superligën e Zvicrës.
Kapiteni i skuadrës realizoi golin e tij në minutën e 36-të, ndërsa dha një paraqitje të mirë edhe në repartin e mesfushës, duke ndihmuar skuadrën e tij të ruajë epërsinë dhe të mbajë portën e paprekur. Për Abrashin ky ishte një tjetër moment i veçantë në fillimin e këtij sezoni. Ai nuk kishte shënuar në Superligën e Zvicrës prej gjashtë vitesh, por tani ka realizuar dy gola në pesë xhirot e para.
Në pesë ndeshjet e para të sezonit, Abrashi ka regjistruar gjithsej tri kontribute në gola, me dy realizime dhe një asistim. Ai sh