KËNGË PËR NJË KËNGË

Poezi nga: Ángel González Përktheu: Maksim Rakipaj Është muzikë … Vazhdon të dhembë në shpirt. Nga kohë e largët vjen, nga një kohë e vështirë humbur përgjithmonë.

Përtej caqeve të muzikës shkon. Ka trup, ka kundërmim, ka pluhurin e një ngjarjeje të turbullt, kujtimin e diçkaje që s’u jetua kurrë, të një shprese të vagullt që s’u përmbush. I themi thjesht: Ajo kënga.

Por s’është vetëm kaq. Më tepër është trishtim. Poezi Fjalët Cult

Topics: #nga #poezi #maksim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *