Zemaj: Logjika e LVV-së për ta nënshtruar LDK-në nuk kalon

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se logjika e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për ta nënshtruar LDK-në nuk kalon. Ai këtë deklaratë e tha sot para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës ku priten të votohen nënkryetarët e saj. “Logjika e LVV-së për ta nënshtruar LDK-në nuk kalon.

Tendenca për ta nënshtruar një subjekt politikë në kuptim edhe të partneritetit edhe të emrave të cilat janë kategori kushtetuese sepse kryetari, nënkryetari janë kategori kushtetuese të cilat ju takojnë subjekteve në bazë të fuqisë së partisë politike…”, ka thënë Zemaj. Ndërsa, deputeti i LDK-së, Arben Gashi tha se LVV është duke e bllokuar konstituimin e Kuvendit. “Tashmë po e kuptoni se kush po e bllokon kuvendin, LVV.

Është e drejtë ekskluzive e partive politike me i propozu nënkryetarët

Topics: #ldk #logjika #lvv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *