Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për këtë të enjte

Shqipëria të enjten do të ketë të njëjtat kushte meteorologjike me ditët e fundit. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Reshje lokale shiu me intensitet të ulët në orët e mesditës e pasdites përgjatë relieveve malore.

Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s. Valëzim në det të forcës 1-3 ballë. /tch/ Shqipëri Lajme

Topics: #kushte #era #atmosferike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *