Kapet irakiani që hyri ilegalisht në Kosovë përmes Liqenit të Vërmicës Lajme Gazeta Express 03/09/2026 10:02 Policia e Kosovës e ka arrestuar një person për kalim të paautorizuar të vendkalimeve kufitare. Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, pasi shtetasi i huaj është ndaluar nga patrulla policore. Sipas forcave të rendit, i dyshuari irakian ka pranuar se në Kosovë ka hyrë nga Shqipëria, përmes Liqenit të Vërmicës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull irakian, pasi i njëjti është ndaluar nga patrulla policore dhe gjatë intervistimit ka deklaruar se ka hyrë nga Shqipëria në Kosovë në mënyrë ilegale në pjesën e Liqenit në Vërmicë.”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. Sipas raportit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Topics: #liqenit #nga #kapet