Kreu tre vrasje në Mal të Zi, hetuesit gjurmojnë lidhjet e rusit me luftën e Rusisë në Ukrainë Lajme Gazeta Express 03/09/2026 9:59 Autoritetet malazeze kanë kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë të dhëna për lidhjet e shtetasit rus Mihail Nikolajeviç Shabunjin me persona të përfshirë në operacionet luftarake në Ukrainë, në përpjekje për të zbardhur motivin e vrasjes së trefishtë të kryer më 31 gusht në një poligon qitjeje në Danillovgrad. Shabunjin dyshohet se vrau tre punonjësit e poligonit , Nemanja Kapor, 20 vjeç, Petar Globareviq, 24 vjeç dhe Momir Radonjiq, 67 vjeç. Sipas informacioneve të publikuara nga Pobjeda , hetuesit po verifikojnë nëse Shabunjin kishte kryer trajnime ushtarake apo të specializuara për përdorimin e armëve, si dhe nëse kishte qëndruar apo marrë pjesë në luftën në
Topics: #tre #lidhjet #kreu