Bota e televizionit u trondit nga vdekja e papritur e TikTokerit të njohur dhe ish-banorit të Big Brother VIP Kosova, Laurent Krasniqi. Ai ndërroi jetë të mërkurën, si pasojë e një aksidenti me motor në Prishtinë. Dy miqtë e tij të afërt, Egzon Sahiti dhe Fitim Sylejmani, kanë reaguar të tronditur pas vdekjes së parakohshme të mikut të tyre.
Përmes postimeve në rrjetet sociale, ata kanë shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e tij. “Lal, ma ke këput shpirtin, vëllau jem”, është shprehur Sahiti përmes një postimi në InstaStory. Foto: Egzon Sahiti / Instagram Një reagim të ngjashëm ka bërë edhe Sylejmani, i cili ka ndarë dhimbjen me ndjekësit e tij.
“Lal, ma këpute shpirtin, vëllau jem. Allahu të mëshiroftë e të boftë prej banorëve të Xhenetit”, ka shkruar Sylejmani. Foto: Fitim Sylejmani / I