Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë parandaluar futjen e një arme ajrore të padeklaruar në territorin e Kosovës, gjatë kontrolleve rutinore në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Sipas Doganës, një udhëtar që kishte kaluar përmes kanalit të gjelbër, duke deklaruar se nuk kishte mallra për të deklaruar, është përzgjedhur për kontroll të bagazhit përmes pajisjes së skanimit. Gjatë kontrollit me skaner, zyrtarët doganorë kanë vërejtur dyshime lidhur me përmbajtjen e bagazhit, pas së cilës është kryer kontrolli fizik.
Në bagazh është gjetur një revole ajrore “FB Record”, e kalibrit .177, e cila ishte e çmontuar dhe e mbështjellë me foli alumini dhe rroba. Sipas autoriteteve, mënyra e paketimit dyshohet se ishte përdorur për fshehjen e armës dhe shmangien e zbulimit gjatë kontrollit. Arma ës