Oda e Mjekëve i bashkohet mbështetjes për Marshin e UÇK-së: “Liria ka emër” Lajme Gazeta Express 03/09/2026 12:48 Oda e Mjekëve të Kosovës ka shprehur mbështetjen për Marshin e UÇK-së, aktivitet i cili synon të përcjellë mesazhin e respektit dhe mirënjohjes ndaj të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, ka pritur në takim përfaqësuesit e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxhën, Arbnore Zogjanin dhe Ridvan Eminin.
Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet dhe aktivitetet në mbështetje të vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa në fokus ka qenë edhe Marshi i UÇK-së. Në takim është diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Odës së Mjekëve të Kosovës dhe platformës “Liria ka