Haliti prezanton projektin për rregullimin e parkut dhe hapësirave publike në Letnicë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me ekipin e inxhinierëve dhe arkitektëve të komunës, ka prezantuar projekt-propozimin për rregullimin e parkut dhe hapësirave përreth në Letnicë. Sipas Komunës së Vitisë, koncepti parasheh rregullimin dhe funksionalizimin e hapësirave publike, duke përfshirë gjelbërimin, shtigjet për këmbësorë, hapësirat për pushim, ndriçimin, parkingun dhe infrastrukturën tjetër përcjellëse. Në fazën e ardhshme, projekt-propozimi pritet t’u prezantohet Këshillit të Fshatit, institucioneve lokale dhe banorëve të Letnicës, me qëllim që të merren sugjerimet e komunitetit para finalizimit të projektit.

Komuna ka bërë të ditur se synimi është që projekti përfundimtar të realizohet në harmoni me karakterin e Letnicës dhe në bashkëpunim të ngushtë me komunite

Topics: #dhe #rregullimin #haliti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *