Një i pandehur dënohet me 5 vite burgim në Mitrovicë për mashtrim

Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal përmes gjyqtares Qëndresa Tahiri Islami, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale ndaj të pandehurit J.M. Sipas një njoftimi për media thuhet se i pandehuri J.M. është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale Mashtrimi nga neni 323 par.4, lidhur me nenin 77 të Kodit Nr.

06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. “Pas administrimit të provave dhe vlerësimit të të gjitha rrethanave të çështjes, Gjykata e ka dënuar të pandehurin J.M. me dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesë viteve, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi, si dhe dënim me gjobë në shumë prej 1500 euro, të cilin dënim o

Topics: #themelore #penal #pas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *