Aktakuza e ngritur nga Prokuroria e Kosovës në rastin e Milan Vukashinoviqit, një serbi i cili në muajin nëntor të vitit të kaluar u plagos në rrethana misterioze në veri të Kosovës, sipas familjes së tij, ka zbardhur rrethana të reja që i paraprinë plagosjes. Motra e Milanit, Ivana, në një bisedë për Nova.rs thekson se, pavarësisht se ka kaluar gati një vit, nga institucionet serbe ende nuk ka marrë përgjigje për pyetjet kyçe lidhur me rastin. Familja e Milanit, sipas motrës së tij, ka mësuar vetëm përmes informacioneve të dala gjatë hetimeve të Prokurorisë së Kosovës për personat që, sipas aktakuzës, dyshohet se kanë qenë të lidhur me organizimin e ngjarjes.
Veçanërisht i ka tronditur emri i personit të identifikuar me inicialet A. F. Ajo pretendon se bëhet fjalë për Aleksandar F., një p