U përpoqën të vidhnin naftë nga tubacionet, humbin jetën të paktën 37 persona në Nigeri

U përpoqën të vidhnin naftë nga tubacionet, humbin jetën të paktën 37 persona në Nigeri Lajme Gazeta Express 04/09/2026 7:21 Të paktën 37 persona dyshohet se kanë humbur jetën në jug të Nigerisë, pasi thithën gazra toksikë ndërsa përpiqeshin të vidhnin produkte nafte nga një tubacion. Shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa raportohet se trupa janë parë duke lundruar në lumë. Bilanci i rëndë është bërë publik nga Qendra e Veprimit për të Rinjtë dhe Mjedisin (YEAC-Nigeria), një organizatë joqeveritare lokale, ndërsa policia ka konfirmuar incidentin, por ende jo numrin e viktimave.

“Të paktën 37 persona kanë vdekur pasi kanë thithur gazra nga produktet e kompanisë petrokimike Indorama dhe shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur”, njoftoi YEAC-Nigeria. Ngjarja e rëndë ndodhi në Okrika, pran

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *