Shqipëria të premten parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash hera – herës deri mesatare kalimtare kryesisht përgjatë relieveve kodrinore – malore. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton me shpejtësi deri në 16 m/s.
Valëzim në det të forcës 2-4 ballë. /Telegrafi/ Shqipëri Lajme Topics: #deri #moti #mesatare