Hoxhaj: Kurti ka bërë “puç kushtetues”, PDK-ja do ta dërgojë çështjen në Kushtetuese Lajme Gazeta Express 04/09/2026 8:09 Përplasja politike po zhvendoset në Gjykatën Kushtetuese. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka akuzuar Albin Kurtin se ka kryer atë që e quan “puç kushtetues”, duke paralajmëruar se partia e tij do t’i kontestojë në Kushtetuese jo vetëm veprimet e fundit, por edhe procesin e konstituimit të Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit. Hoxhaj thotë se Kosova ndodhet jashtë një situate normale demokratike dhe se rikthimi i rendit kushtetues, sipas tij, nis vetëm me konstituimin e Kuvendit.
“Së pari, në këtë vend janë të ndara pushtetet. Duhet të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Dhe meqë zoti Kurti në këto katër javët e fundit ka bërë nj