Bebe Rexha ka dhënë një intervistë për emisionin e famshëm amerikan “Today” , ku foli për kapitullin e saj të ri muzikor, prejardhjen shqiptare, bashkëpunimet ndër vite dhe jetën e saj përtej muzikës. Gjatë një interviste nga prapaskenat e “TODAY Show Citi Concert”, këngëtarja shqiptare foli për epokën e re të albumit të saj “Dirty Blonde”, duke treguar një anë më të guximshme, të sigurt dhe pa komplekse të vetes. Këngëtarja shqiptare tregoi gjithashtu se si ka përfshirë trashëgiminë e saj shqiptare në muzikë, veçanërisht përmes këngës “Çike Çike”, ndërsa foli edhe për pasionin e saj për gatimin.
Megjithatë, momenti që tërhoqi veçanërisht vëmendjen në intervistë erdhi në fund, kur ajo u pyet nëse do të pranonte të dilte në takim me një mashkull i cili fillimisht paguan faturën, por më pas