Unitedi po punon për ta ‘mbrojtur’ kapitenin, ka interesim nga Arabia Saudite e Turqia Futboll Gazeta Express 04/09/2026 23:43 Manchester Unitedi po përgatitet të ndërmarrë një hap vendimtar për të siguruar të ardhmen e Bruno Fernandesit, teksa interesimi nga klubet jashtë Anglisë vazhdon të rritet. “Djajtë e Kuq” raportohet se po planifikojnë të aktivizojnë opsionin për zgjatjen me një vit të kontratës aktuale të kapitenit të tyre, në mënyrë që të kenë një siguri shtesë derisa të vazhdojnë negociatat për një marrëveshje afatgjatë. Manchester Unitedi ka nisur zyrtarisht diskutimet paraprake me Fernandes për një kontratë të re, me synimin që ta mbajë reprezentuesin portugez në “Old Trafford”.
Sipas “Football Insider”, “Djajtë e Kuq” janë të vendosur të sigurojnë të ardhmen afatgjatë të kapi