Duket si një zgjedhje romantike dhe relaksuese, por ekspertët paralajmërojnë se mund të sjellë pasoja që shumë çifte nuk i marrin parasysh Edhe pse dhoma e gjumit është vendi më i zakonshëm për intimitet, disa çifte preferojnë ambiente të tjera për ta bërë marrëdhënien më spontane. Dushi, plazhi, makina apo natyra janë disa nga zgjedhjet më të zakonshme, por ka edhe një vend tjetër që shpesh duket tërheqës, sidomos gjatë pushimeve. Bëhet fjalë për vaskën me hidromasazh, apo jacuzzi-n.
Në pamje të parë, ideja e një mbrëmjeje relaksuese në jacuzzi me partnerin mund të duket romantike, por mjeku Rashid Bani, specialist dhe drejtor mjekësor i klinikës Your Sexual Health, paralajmëron se marrëdhëniet intime në këtë ambient mund të kenë disa pasoja të padëshiruara për shëndetin. Kimikatet dhe uj