Zyrtare: Luis Enrique rinovon me PSG-në

Luis Enrique ka nënshkruar kontratë të re me Paris Saint-Germain dhe do të vazhdojë të jetë trajner i kampionëve të Evropës deri në verën e vitit 2030. Kontrata e mëparshme e trajnerit spanjoll skadonte në verën e vitit 2027, por PSG ka vendosur ta vazhdojë bashkëpunimin me të edhe për tri vite të tjera, pas suksesit të jashtëzakonshëm të viteve të fundit. Enrique mori drejtimin e PSG-së në korrik të vitit 2023, pas largimit të Christophe Galtier.

Ardhja e tij përkoi me një ndryshim të rëndësishëm në filozofinë e klubit, i cili gradualisht u largua nga grumbullimi i yjeve të mëdhenj dhe nisi të ndërtonte një skuadër më të re, më atletike dhe më të disiplinuar taktikisht. Luis Enrique, entraîneur du Paris Saint-Germain jusqu’en 2030. ✍️❤️💙 pic.twitter.com/kRjA2LQ4AM — Paris Saint-Germain (@

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *