​Dhjetë vjet nga shenjtërimi i Nënë Terezës, koncert solemn në Katedralen e Prishtinës

Me një koncert solemn është shënuar 10-vjetori i shenjtërimit të Shën Nënë Terezës, në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, në Prishtinë. Në koncert interpretuan Kori i Katedrales së Prishtinës, nën drejtimin e motrës së nderit Lidvina Marku, së bashku me mysafirin kryesor, organistin titullar të Bazilikës Papale të Shën Pjetrit në Vatikan, Josep Sole Coll. Pjesë e programit ishin edhe sopranoja Arta Jashari dhe tenori Jon Haliti.

Kori interpretoi vepra të Bachut, Peroit, Bartoluccit, Miserachsit dhe kompozitorëve të tjerë, ndërsa mbrëmja u shoqërua edhe me një dokumentar kushtuar jetës së Nënë Terezës. Famullitari i Katedrales “Shën Nënë Tereza”, Don Agim Qerkini, tha se ky përvjetor është një mundësi për të reflektuar mbi figurën dhe mesazhin e shenjtores. Sipas tij, shembulli i Nënë Terezës d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *