Paris Saint-Germain ka pësuar humbjen e parë të sezonit në Ligue 1, pasi u mposht 2-1 nga Monaco në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të kampionatit francez. PSG-ja, e cila kishte regjistruar dy barazime në dy ndeshjet e para, kaloi e para në epërsi në minutën e 31-të. Marquinhos përfitoi nga një top i gjatë në zonë dhe me trup e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.
Goli u kontrollua nga VAR-i, por pas rishikimit u konfirmua. ⏱️ 45’ I Devant à la pause ! 💪 #PSGASM 1️⃣-0️⃣ I #Ligue1 pic.twitter.com/PYtZEIZEku — Paris Saint-Germain (@PSG_inside) September 4, 2026 Monaco reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi në minutën e 58-të.
Nazinho shfrytëzoi një pasim të gjatë të Jordan Tezes dhe me kokë e mposhti portierin e PSG-së për 1-1. Vendasit nuk u ndalën me kaq dhe në minutën e 72-të përmbysën rezu