Liverpooli ka marrë fitoren e parë në këtë sezon të Ligën Premier, duke mposhtur Ipswich Townin 2-0 në transfertë, në kuadër të javës së tretë. Skuadra e Liverpoolit e zgjidhi ndeshjen që në pjesën e parë, me Alexander Isak që shënoi dy gola brenda vetëm tri minutash. Sulmuesi suedez kaloi Liverpoolin në epërsi në minutën e 6-të, pas një asistimi të Cody Gakpos, duke u treguar i saktë brenda zonës dhe duke e dërguar topin në rrjetë.
Vetëm tri minuta më vonë, Isak realizoi edhe golin e dytë. Kësaj radhe ai pranoi një pasim në zonë dhe me një goditje të ulët mposhti portierin e Ipswichit për 0-2. Liverpooli pati mundësi të tjera për të thelluar epërsinë, ndërsa në minutën e 33-të Isak shënoi edhe një herë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Isak’s double has us ahead at the br