Ramadani: Sot përfundon edhe afati që vetë VV e ka caktuar për konstituimin e Kuvendit, s’po e respektojnë as këtë Lajme Gazeta Express 05/09/2026 8:30 Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka thënë se sonte skadon edhe afati sipas interpretimit politik të Vetëvendosjes për konstituimin e Kuvendit. Pasi Kuvendi i Kosovës nuk u konstituua brenda afatit kushtetues, i cili përfundoi më 7 gusht, nga Lëvizja Vetëvendosje këtë filluan ta gjejnë një afat të ri që, sipas tyre, afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit vlen pas thirrjes së seancës konstituive. Deputetja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, kishte thënë se afati për konstituimin e Kuvendit është deri më 6 shtator.
“I kemi 30 ditë për ta zgjedhur kryetarin e kuvendit, ky është interpretimi ynë”, kishte thënë ajo në