Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara, nis ndërhyrja nga ajri mëngjesin e sotëm Lajme Gazeta Express 05/09/2026 8:09 Një vatër e fuqishme zjarri ka shpërthyer në territorin e Bashkisë Himarë, konkretisht në lagjen nr. 1, pranë zonës së bypass-it, mbrëmjen e së premtes. Si pasojë e erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar zonën përreth dhe disa banesa, raporton Top Channel.
Sipas informacionit të bërë me dije nga Prefektura dhe strukturat e Mbrojtjes Civile, deri më tani raportohet se gjashtë banesa janë djegur totalisht, prej të cilave tre kanë qenë të banuara dhe tre të pabanuara. Banorët tregojnë se kanë përjetuar një natë të vështirë. Për shkak të përhapjes së flakëve, disa persona dhe turistë janë detyruar të largohen nga banesat dhe strukturat ku n