Rasti që ka tronditur Amerikën – nëna pranoi se ka vrarë tre fëmijët e saj, por juria nuk arriti ta dënonte

Gjykata në Massachusetts ka shpallur të pavlefshëm gjyqin ndaj Lindsay Clancy, e akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve të saj, pasi juria nuk arriti të merrte një vendim unanim edhe pas gati një jave diskutimesh. Clancy, 36 vjeçe dhe ish-infermiere, akuzohet se në vitin 2023 vrau tre fëmijët e saj: Core, 5 vjeç, Dawson, 3 vjeç, dhe Callan, vetëm 8 muajsh. Pas ngjarjes, ajo tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga dritarja dhe pësoi dëmtime të rënda.

Mbrojtja nuk e mohon se Clancy i vrau fëmijët, por argumenton se ajo vuante nga psikoza pas lindjes dhe për këtë arsye nuk mund të mbahet penalisht përgjegjëse për veprimet e saj. Juria u kthye tri herë në gjykatë për të njoftuar se nuk ishte në gjendje të arrinte një marrëveshje. Gjykatësi më pas vendosi ta anulonte gjyqin, shkruan cnn.

Ky vendim n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *