Jozefin Marku dhe grupi i tij e ndalen veturën e Edi Kuçit me një “stop” që përdor policia, nisin hetimet edhe në Shqipëri Lajme Gazeta Express 05/09/2026 10:36 Prej disa ditësh në rrjetet sociale kanë qarkulluar pamje nga dhuna e ushtruar në grup ndaj ish-konkurrentit të Përputhen Eduard Kuçi. Në pamje shfaqet këngëtari Jozefin Marku me disa persona të tjerë, të cilët pasi i bëjnë shenjë për të ndaluar duke përdorur tabelën e policisë së shtetit Edi Kuçit, teksa ky i fundit lëvizte me mjetin e tij McLaren, e nxjerrin nga makina dhe e dhunojnë. Në lidhje me këtë rast, burime pranë drejtorisë së policisë së Tiranës i kanë konfirmuar Top Channel se kanë nisur veprimet hetimore proceduriale.
Megjithatë pas publikimit të pamjeve ku konstatohet dhuna dhe përdorimi i sinjaleve të policisë nisën