Iqbal Sheikh, një 16-vjeçar nga Bengali Perëndimor i Indisë, pretendon se ka kaluar pjesën më të madhe të pesë viteve të fundit në ujë, në përpjekje për të lehtësuar simptomat e një sëmundjeje misterioze të lëkurës. Sipas Iqbalit dhe familjes së tij, ai ka kaluar shumicën e këtyre viteve në një pellg të vogël, pasi uji i freskët i qetëson dhimbjet e forta që ai i përshkruan si një ndjesi djegieje në lëkurë. Pavarësisht vizitave të shumta në spitale dhe te persona që pretendojnë se mund të shërojnë sëmundje, deri tani askush nuk ka arritur të përcaktojë diagnozën e tij apo ta trajtojë me sukses problemin.
Adoleshenti thotë se nëse qëndron jashtë ujit për një kohë të gjatë, dhimbjet bëhen të padurueshme. Ai madje beson se vuajtjet e tij mund të jenë shkaktuar nga një “xhind, zanë ose ndonjë