Grupet e të mbijetuarve në Bosnje dhe Hercegovinë kanë dënuar njoftimin se qeveria serbe planifikon ta varrosë të dënuarin për gjenocid, Ratko Mlladiq, me “nderimet më të larta ushtarake dhe shtetërore”. Trupi i ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Serbe, kriminelit Ratko Mlladiq, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, është kthyer në Beograd, ndërsa vendimi për ta nderuar me protokoll ushtarak ka shkaktuar zemërim në Bosnje dhe Hercegovinë dhe shqetësim në Bashkimin Evropian. Mlladiqi vdiq më 27 gusht në Hagë, në moshën 84-vjeçare, ndërsa vuante dënimin e përjetshëm.
Ai u shpall fajtor në vitin 2017 nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë për përgjegjësinë e tij në krimet e kryera gjatë luftës së Bosnjës, përfshirë gjenoci