Roma ka marrë një fitore dramatike 2-1 ndaj Atalantës, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe duke u ngjitur në krye të tabelës. Në pjesën e parë, Roma ishte pranë golit në minutën e 17-të, kur Gianluca Mancini goditi me kokë pas një harkimi të saktë, por Marco Carnesecchi reagoi shkëlqyeshëm dhe e ndali topin pranë shtyllës së majtë. Atalanta e nisi më mirë pjesën e dytë dhe kaloi në epërsi në minutën e 47-të.
Ederson përfitoi nga një top i rikthyer brenda zonës dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në këndin e epërm për 0-1. Roma u përpoq të reagojë dhe pati disa mundësi të mira. Marco Carnesecchi ishte në formë të shkëlqyer, duke bërë disa pritje vendimtare, përfshirë një ndalje spektakolare ndaj goditjes së Manu Konés në minutën e 54-t dhe një tjetër ndaj goditj
Topics: #dhe #roma #duke