Nicole Kidman bëri një paraqitje të papritur në Sydney, duke surprizuar fansat gjatë një shfaqjeje speciale të “Practical Magic 2” në HOYTS Cinemas Entertainment Quarter. Aktorja 59-vjeçare u prit me brohoritje dhe duartrokitje, ndërsa u tha të pranishmëve me humor: “Nuk mund t’ju lejoja të pini margarita pa mua”. Kidman tërhoqi vëmendjen edhe me paraqitjen e saj elegante.
Ajo kishte zgjedhur një fustan ngjyrë fildishi, me lule sateni, dantellë, qëndisje delikate me trëndafila të kuq dhe detaje të drapuara, të cilin e kombinoi me këpucë të kuqe të ndezura. “Është vërtet e mrekullueshme 28 vjet më vonë, si gra, të jemi ende këtu. Pra, faleminderit për dekada e dekada mbështetjeje.
Ju dua”, u shpreh aktorja para publikut. Ajo tregoi se kishte udhëtuar drejt Australisë posaçërisht për të surp
Topics: #kidman #nicole #sydney