Eksperti zbulon shifrën tronditëse: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, foli në lidhje me përplasjen mes biznesmenëve në Vlorë për çështjen e tokës, teksa tha se Radhima ishte vetëm “maja e ajsbergut” e problematikave që lidhen me pronat në Shqipëri. Sipas Softës, rreth 10-11 mijë persona janë vrarë në Shqipëri për shkak të konflikteve të pronës, që nga fillimi i demokracisë deri në ditët e sotme. Ai tha se kjo shifër tregon përmasat e problemit që lidhet me pronësinë në vend.

“Radhima ishte maja e ajsbergut të problematikave që ka për pronat. Në qoftë se do kërkojmë statistika, nuk e di, mundohesh të kërkosh, po të paktën aq sa gjeta janë rreth 10.000-11.000 të vrarë vetëm për konfliktet me pronën, nga fillimi i demokracisë dhe deri në ditët e sotme”, tha ai. Softa u shpreh se konfliktet për pronat kanë sjellë pasoja të rënd

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *