Vdes kryetari i Nëndegës së PDK’së në Shipol të Mitrovicës Lajme Gazeta Express 06/09/2026 11:40 Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka njoftuar për vdekjen e Jakup Imerit, kryetar i nëndegës së PDK-së në Shipol. Behrami shkruan se “në tri palë zgjedhjet e fundit, Jakupi na kishte pritur në shtëpinë e tij, si mbështetës i palëkundur i PDK-së dhe i Hashim Thaçit”. “Është edhe më e dhimbshme që vetëm nentë ditë nuk arriti ta presë kthimin e Hashim Thaçit nga Haga, të cilin aq shumë e kishte mbështetur.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Behrami. Postimi i plotë: Topics: #pdk #shipol #vdes