Prezantuesja televizive mes 12 personave të dënuar me vdekje në Egjipt

Prezantuesja egjiptiane e televizionit Sarah Khalifa dhe 11 persona të tjerë janë dënuar me vdekje me varje, pasi u shpallën fajtorë për trafik droge dhe akuza të tjera penale. Sipas gazetës shtetërore Al-Ahram, grupi ishte pjesë e një organizate kriminale që dyshohet se importonte lëndë të para për prodhimin e narkotikëve, me qëllim shitjen e tyre. Autoritetet kanë sekuestruar gjithashtu armë dhe municione të paligjshme.

Khalifa, 39 vjeçe, është e njohur për programin televiziv “Mission Impossible”, i cili trajtonte çështje kriminale. Ajo i ka mohuar akuzat dhe avokati i saj ka bërë të ditur se do të apelojë vendimin. Në këtë proces gjyqësor, nëntë të pandehur të tjerë u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa shtatë persona u shpallën të pafajshëm, transmeton Telegrafi.

Vendimi ishte shpa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *