Rast i rëndë në Rahovec, i mituri vdes pasi u plagos me armë zjarri, Policia nis hetimet Lajme Gazeta Express 06/09/2026 23:33 Një i mitur është gjetur i shtrirë me plagë, që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit, në fshatin Bellacerkë të Rahovecit. Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Express Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës. Elezaj ka bërë të ditur se Policia është njoftuar për rastin rreth orës 20:35, ndërsa njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, por mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij. Në vendin e ngjarjes, si provë materiale, është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. “Rreth orës 20:35, jemi njoftuar se në fshatin Bellacerkë të Rahovecit, në vendbanimin e tij është gjetur një i mitur i