Tifozët e Juventusi dhe klubi e nderojnë të ndjerin, Franco Baresi, legjendën e Milanit Futboll Gazeta Express 06/09/2026 22:42 Në tribuna, tifozët e Juventusit nderuan kujtimin e ish-kapitenit të Milanit: “7-3-90, faleminderit Baresi”. Pak minuta para ndeshjes së madhe mes Juventusit dhe Milanit, i gjithë “Allianz Stadium” u bashkua për të kujtuar Franco Baresin. Në ekranet gjigante të stadiumit u shfaq një fotografi e legjendës së kuqezinjve.
Ai ndërroi jetë më 31 korrik, në moshën 66-vjeçare. Tifozët e Juventusit dhe Milanit iu bashkuan një duartrokitjeje të gjatë dhe emocionuese. Në tribuna u shfaq edhe një banderolë me një kuptim të veçantë: “7-3-90, faleminderit Baresi”.
Ajo i referohet 7 marsit 1990, kur Mecheleni dhe Milani u përballën në Heysel në çerekfinalet e Kupës së Kampionëv