Alarm në rrugët e Kosovës: 77 të vdekur në tetë muaj, ekspertët tregojnë shkaqet kryesore Lajme Gazeta Express 07/09/2026 8:22 Tre persona humbën jetën vetëm gjatë së enjtes në aksidente të ndryshme trafiku në Kosovë. Një 17-vjeçar u godit për vdekje nga një veturë në rrugën Ferizaj–Prishtinë, ndërsa një tjetër person humbi jetën në një aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Llukar të Prishtinës. Një tjetër aksident me fatalitet ishte raportuar edhe në vendin e ngjarjes në Istog.
Kosova vazhdon të përballet me një situatë shqetësuese në trafikun rrugor. Vetëm gjatë periudhës janar–gusht 2026 janë regjistruar 72 aksidente fatale, katër më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Policia e Kosovës ka bërë të ditur për “Front Online” se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 733