OSBE paralajmëron mediat në RS: Mos e glorifikoni kriminelin e luftës Mladiq Lajme Gazeta Express 07/09/2026 8:09 Misioni i OSBE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias kanë shprehur shqetësime serioze në lidhje me transmetimin e drejtpërdrejtë të përkujtimit të kriminelit të dënuar të luftës në Radio Televizionin e Republikës Srpska (RTRS). Në një deklaratë, OSBE-ja shprehu shqetësim të veçantë sepse folësit vazhdimisht e vlerësuan Ratko Mladiçin gjatë përkujtimit. Ndërkohë, RTRS ka njoftuar një program mëngjesi me rastin e funeralit të kriminelit të luftës Mladiç.
“Dënimet e tij për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës u mbështetën në apel në vitin 2021, ashtu si edhe dënimi i tij me burgim të përjetshëm. Rapo